Përplasje Bushati-Rama: Ish- ministri kritikoi ligjin anti-shpifje, kryeministri e ‘thumboi’ në parlament

Përplasje Bushati-Rama: Ish- ministri kritikoi ligjin anti-shpifje, kryeministri e ‘thumboi’ në parlament

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancës së sotme, ka pasur debate në lidhje me ligjin anti- shpifje.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kundërshtuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën për këtë ligj.

Sipas Bushatit, ligjet bien ndesh me parimet e KiE.

Nga ana tjetër, Taulant Balla, ka pohuar se kjo paketë është bërë me dakordësim të plotë me OSBE, ndërsa shpreh bindjen se ajo do të marrë votëbesimin e deputetëve në Kuvend.

“Ligjet ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë”, mësohet të jetë shprehur Bushati.

Por pas këtyre kritikave Rama ‘shigjetoi’ Bushatin nga salla e parlamentit.

“Nuk po ju flas për familjen time, as për nënën tim, as për vajzën tonë, as për djalin tim, as për prindërit e Ditmir Bushatit, as për familjarët e atyre që janë pas meje, as për familjarët e taulant ballës, dhe të askujt tjetër mes nesh.

Po flas për ata që ndryshe nga ne nuk e kanë një mikrofon për të thënë të drejtën e tyre”, tha Rama.