Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon , jashtë ndërtesës së televizionit.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me dy të apostrofuarit. Teksa Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike, raporton Koha.net.

As autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, nuk ka dashur të komentojë mbi ngjarjen që ka ndodhur jashtë studios së emisionit të tij.