Përplasje mes përfaqësuesve në KQZ për rekomandimin për certifikim

Përplasje mes përfaqësuesve në KQZ për rekomandimin për certifikim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur një debat midis anëtarëve të KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë kritikuar Zyrën për Certifikimin e Partive Politike dhe Kandidatëve, zyrë kjo që ka dorëzuar një rekomandim sa i përket vendimit që pritet të merret sot, njofton Insajderi.

Ata kanë kërkuar që t’i kenë shkresat, rekomandimet dhe të gjitha dokumentet me të dhëna, në atë formë që të arrihet një vendim. Njësoj shprehet edhe kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila ka thënë se mund të vonohen afatet ligjore për organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, nga zyra për certifikim kanë kërkuar që rekomandimi i tyre të votohet si i tillë, ndërkaq që përgjegjësinë për filtrimin e listave të marrin organet e ankesave, përfshirë PZAP-në.

Nga ana tjetër edhe Alim Rama, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka pasur një përplasje me kryesuesen Daka, e cila gjatë kohës sa ishte duke folur Rama, u mundua t’ia ndalojë fjalën.

“Më fal kryesuese, sabër bre pak, sabër qetësi merre me të lirë. Çdo vonesë ndikon në proces zgjedhor”, thotë Rama. /Insajderi.com