Përplasje mes Zemajt e Rrahmanit për zgjedhjet në Podujevë – Komisioni përfundon mbledhjen para kohe

Përplasje mes Zemajt e Rrahmanit për zgjedhjet në Podujevë – Komisioni përfundon mbledhjen para kohe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përfundoi në një përplasje me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani derisa ishte duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, njofton Insajderi.

Pas asaj që ndodhi, ministri Zemaj ka lënë në gjysmë raportimin, ndërsa shkak i kësaj përplasje ishin zgjedhjet në Podujevë të cilat u mbajtën të dielën e 29 nëntorit, ku fituese doli LVV.

Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, tha se raportimi i tij për Auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare të vitit 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë, ishte i mirë, por që nuk ja ka qëlluar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

Ndërsa, kryesuesi Bedri Hamza, ka thënë se nuk është koha e duhur që të flitet për zgjedhjet në Podujevë, por të flitet për atë se për çka është ftuar ministri Zemaj.

Pas përplasjes së deputeti Eman Rrahmani dhe ministri Armend Zemaj, nuk ka zgjatur deri në fund raportimi i Zemajt në Komision për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ndryshe pas këtyre përplasjeve, Bedri Hamza kryesues i Komisionit ka paralajmëruar zbatim strikt të rregullores së punës së komisionit.

“Unë prej sot do të kalojë në zbatimin strikt të rregullores së punës së komisionit”, ka thënë kryesuesi i komisionit Bedri Hamza. /Insajderi.com