Përplasje në KQZ për zgjedhjet në Podujevë – “Mos ma ngrit zërin”

Përplasje në KQZ për zgjedhjet në Podujevë – “Mos ma ngrit zërin”

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pasur përplasje mes kryetares së këtij Komisioni, Valdete Daka, dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me propozimin e VV-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, kërkesa e Alim Rama anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kaluar në KQZ, njofton Insajderi.

Ai ka kërkuar që të futet si pikë e rendit të ditës rekomandimi drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Megjithatë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë KQZ-ja nuk duhet të marr asnjë rol ekzekutiv lidhur me këtë për zgjedhjet në Podujevë.

Ajo me zë të lartë i është drejtuar anëtarit Rama ta propozojë këtë çështje për rend të ditës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i KQZ nga VV, Alim Rama.

“Kryetare zërin mos e ngrit. Kërkesa ime është që të futet në rend dite kërkesa drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë”, tha Rama.

Megjithatë, futja në rend ditë e kësaj pike, nuk mori mbështetjen më shumë se dy vota për, ndërsa të gjithë anëtarët tjerë ishin kundër që të bëhet një kërkesë në IKSHP për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar plani i buxhetit të KQZ-së për vitin 2021 në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë e 367 euro./Insajderi.com