“Për’puthen 3”: Zbulohen detaje të reja për formatin me konkurrentë mbi moshën 40 vjeçare

“Për’puthen 3”: Zbulohen detaje të reja për formatin me konkurrentë mbi moshën 40 vjeçare

Ka disa muaj që ka filluar, por “Për’puthen” është shndërruar në një fenomen televiziv tashmë. Edhe konkurrentët janë kthyer në yjet e mediave sociale, duke u komentuar që nga stili, të shprehurit dhe zgjedhjet që bëjnë në sytë e  publikut, njofton Insajderi.

Nëse deri më tani është perceptuar se është program të rinjsh, lozonjarë që kërkojnë dashurinë në televizion, formati po vjen me një tjetër risi.

Beqarët nga mosha 40 vjeçare e më lartë, që janë të divorcuar, të ve apo për çfarëdo arsye tjetër nuk kanë gjetur partnerin e jetës, do të mund të nisin aventurën televizive për njohje të reja në “Për’puthen 40”.

Lajmi u bë i ditur nga Top Channel, që lajmëron se audicionet janë të hapura për këdo që do të jetë pjesë e formatit të ri.

Në një intervsitë të fundit të autores së programit, Olsa Muhameti në “Shqipëria Live”, ajo zbuloi detaje të mëtejshme sa i përket formatit të ri.

Olsa tregoi se ka pasur një aplikime të panumërta për formatin e ri dhe se audicionet do të kryhen të hënën e javës së ardhshme.

“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeçare, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit. Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”, u shpreh ajo.

Ajo zbuloi se moderatorja e “Për’puthen 3” me konkurrentë mbi 40 vjeç do të jetë sërish Bora Zemani. Kjo e fundit pati një përvojë mjaft të suksesshme me drejtimin e “Për’puthen 2” , që ka nisur të transmetohet edhe të dielave si “Për’puthen Prime”. /Insajderi.com