Përputhen: Ana ka paditur në gjykatë Arjonin i cili edhe e ka kërcënuar

Përputhen: Ana ka paditur në gjykatë Arjonin i cili edhe e ka kërcënuar

Fotografia e postuar në rrjete sociale nga njëri nga ish kandidatët e përputhen, bëri bujën nëpër rrjetet sociale.

Shumica e kritikuan ashpër Arjonin dhe u solidarizuan me Anën pavarësisht kontekstit në të cilin ishte bërë fotoja, njofton Insajderi.

Në një lidhje me studion e Përputhen Ana foli për herë të parë në lidhje me fotografinë e postuar nga Arjoni, në cilën ajo shihet duke fjetur skaj tij.

“Nëse ka pasur ndonjë marrëdhënie intime, pse ka bërë një foto kur unë isha në gjumë, nëse ka foto të tjera le t’i nxjerri të gjitha. Nuk isha në dijeni të këtyre fotove. Kur pata debatin me Arjonin ai më tha se do të pendohesh që nuk sillesh mirë me mua, më kërcënoi. Unë kam bërë dy denoncime, një civil dhe një penal”.

“Ai se di se sa e ka dëmtuar familjen time. Nuk gjej dot një përgjigje të saktë, të kuptueshme për trurin se pse e bëri. Me sa di unë Arjoni ka një motër vetë”, tha Ana në përgjigjen e saj lidhur me foton./Insajderi.com