Përqafimi “vëllazëror” i Edi Ramës me Vuçiqin në Samitin e Berlinit [VIDEO]

Përqafimi “vëllazëror” i Edi Ramës me Vuçiqin në Samitin e Berlinit [VIDEO]

Në Samitin e Berlinit i cili pritet të mbahet nesër, sot kanë arrit të gjithë të ftuarit nga dy organizatorët, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Të ftuar në këtë samit janë edhe liderët nga Kosova, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan Gazeta Insajderi.

Përveç kosovarëve të ftuar janë edhe ata serbë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Mirëpo me të mbërritur të gjithë këta lider në Berlin është parë një afërsi në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Në një video të publikuar shihet një përqafim “vëllazëror” midis këtyre dy liderëve.

Ndërsa ende nuk është parë ndonjë përqafim i till në mes të liderëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. /Insajderi.com