fbpx

Përse Miriam Cani nuk merr pjesë në festivalet shqiptare

Përse Miriam Cani nuk merr pjesë në festivalet  shqiptare

Këngëtarja e muzikës shqiptare Miriam Cani është një ndër emrat më të dashur për publikun. Karriera e saj ka nisur vite më parë dhe këngët e saj kanë bërë për vete publikun, i cili pret me padurim projektet e reja të Miriamit.

Së fundmi në një intervistë për “Revistën Class”, këngëtarja ka rrëfyer detaje të jetës së saj private me Alban Skenderajn e Amelinë dhe jo vetëm. Ndër të tjera , Miriam ka treguar arsyen që e mban atë larg festivaleve shqiptare.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që me krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projktet e mija artistike. Të kem një marrëdhënie direkt me publikun”, ka treguar këngëtarja.