Gjithmonë është treguar mosha e të vdekurve nga COVID-19. Dy ditët e fundit nuk ndodhi kështu.
Praktika qysh nga viktima e parë e shkaktuar nga COVID-19 në Kosovë ka qenë që të tregohet mosha e të vdekurve dhe nëse kanë pasur sëmundje përcjellëse apo jo.
Por, nuk ka ndodhur njëjtë edhe me viktimat e dy ditëve të fundit – katër persona kanë vdekur mëngjesin e hershëm të së dielës në Klinikën Infektive, ndërkaq edhe pesë viktima të tjera nga Corona virusi janë shënuar gjatë ditës.
Për këtë është pyetur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas Hotit, arsyeje e mosdhënjës së moshës për të vdekurit nuk ka kurrfarë misterioziteti prapa, thjesht nuk kishte kohë të mblidheshin të dhënat.
“Është krejt ndryshe të raportohet një rast individual, e krejt ndryshe të raportohet në raste më të mëdha në numra. E keni parë edhe në shtetet tjera kur ka raste më shumë, atëherë edhe koha e mbledhjes së informacionit është më e shkurt dhe raportohen si numra të përgjithshëm”, ka deklaruar Hoti.