Përsëri javë e keqe për kosovarët në ligën e Francës

Përsëri javë e keqe për kosovarët në ligën e Francës

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli nuk kanë arritur ta shpëtojnë Reimsin nga humbja sot në kuadër të kampionatit elitar francez, League One, njofton Insajderi.

Në “Stade Municipal Saint-Symphonen”, Metzi arriti të regjistrojë fitore ndaj Reimsit me rezultat të ngushtë prej 2 me 1 – Berisha dhe Zeneli startuan nga minuta e parë në këtë ndeshje, por asnjëri nga ta, nuk arritën që të bëjnë ndryshimin e të shpëtojnë skuadrën e tyre nga humbja e tretë radhazi.

Berisha luajti 90 minuta, kurse Zeneli u zëvendësua në minutën e 68’, pasi ai Akoma nuk është I gatshëm të luaj ndeshje të njëpasnjëshme me këtë intensitet

Humbje sot pësoi edhe Dijoni, aty ku aktivizohet sulmuesi Kosovës, Bersant Celina, i cili po ashtu u inkuadrua nga minuta e parë e këtij takimi/Insajderi.com.