Trupat kineze dhe indiane thuhet se janë përplasur përsëri në një zonë kufitare të diskutueshme, me plagosje në të dy palët, shkruan BBC.
Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në veri të Sikkim. Ushtria indiane tha se kishte pasur një incident “të vogël” që ishte “zgjidhur”.
Tensionet janë të larta përgjatë kufirit më të gjatë të diskutueshëm në botë. Të dy palët pretendojnë zona të mëdha territori.
Të paktën 20 ushtarë indianë vdiqën në një përleshje në zonën Ladakh qershorin e kaluar. /Insajderi.com