Përshkrimi i ‘CNN Travel’ për Prishtinën – e renditë në mesin e qyteteve më të bukura pa turistë

Përshkrimi i ‘CNN Travel’ për Prishtinën – e renditë në mesin e qyteteve më të bukura pa turistë

Mediumi i njohur amerikan CNN, në rubrikën e tyre “CNN Travel”, në storjen e tyre të fundit kanë bërë një listë prej 20 qyteteve të Evropës për turistët që duhet t’i vizitojnë patjetër, shkruan Gazeta Insajderi.

Evropa kurrë nuk ka qenë një destinacion për turizëm dhe që ka tërhequr vizitorë më shumë sesa këtë kohë, shkruan CNN.

Dëshironi të udhëtoni diku në vende ku nuk ballafaqoheni më turma të mëdha turistësh si në Venedik, Paris apo Amsterdam?

Këtu është zgjidhja jonë e qyteteve më të bukura evropiane me pothuajse asnjë turistë, shkruan gazeta amerikane që në listën e tyre kanë futur edhe Prishtinën, shkruan Insajderi.

Kjo listë qytetesh që fillon me një qytet të vogël në Francë i quajtur Orange, Prishtina radhitet e shtata në listën e CNN-it.

Prishtina, Kosovë

Kryeqyteti i Kosovës, zakonisht nuk është në krye të listave të shumë turistëve, por kjo nuk është aryse për të mos vizituar këtë qytet interesant, fillon përshkimin kjo gazetë për Prishtinën.

Derisa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vjet më parë, ajo pësoi një transformim të madh që nga atëherë, me disa ndërtesa të ndryshme dhe të çuditshme, shkruan ndër tjera CNN.

Muzeu etnografik “Emin Gjiku”, i mahnitshëm, ku ja vlen një mëngjes eksplorimi, po ashtu është edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të magjepsë arkitektët, ndërsa ata që dëshirojnë të qetësohen mund të gjejnë ngushëllim në pishinën e madhe në Parkun e Gërmisë, që gjendet në veri të qytetit, përfundon përshkrimin CNN për kryeqytetin e Kosovës.

Në këtë listë “CNN Travel”, ka propozuar që të vizitojë edhe shumë vende të rajonit siç është Sarajeva, Debrecen në Hungari.

Ndërsa vendet tjera që kryesojnë këtë listë janë: Aarhus në Danimarkë, Antëerp në Belgjikë, Malmoa në Suedi, Aberdeen në Skotlan, Berni në Zvicër, Tbilisi në Georgji, Yerevan në Armeni, Ankaraja në Turqi dhe shumë të tjerë. /Insajderi.com