Një peron ka vrarë vëllaun e tij gjatë ditës së djeshme në fshatin Terbovc të komunës së Lipjanit rreth orës 13:05.
Personi i cili ka kryer veprën kishte ardhur nga Franca i cili deri tash raportohet se gjendet ende në arrati, shkruan Insajderi.
“Njësit policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Ndërsa trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com