“Personi në kërkim: Albin Mashtruesi”

“Personi në kërkim: Albin Mashtruesi”

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ironizuar me refuzimet që po i bënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftesa të presidentit të vendit, Hashim Thaçi për tu takuar me të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur, Kurtin, mashtrues dhe person që është në kërkim.

“Personi në kërkim: Albin Mashtruesi, E kërkon Hasha për me e nominu për kryeministër, kush di gjë për fatin e tij se ku është i fshehur le të lajmroj 092 ose në presidencë! Shpërblimi 100 ero…”, ka shkruar Berisha.

Kurti është ftuar dy herë nga presidenti Thaçi, për të shkuar tek ai për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për këto ftesa, Thaçi është refuzuar dy herë nga Albin Kurti. /Insajderi.com