Personi që u vra në Nekovc të Drenasit ishte veteran i UÇK-së

Personi që u vra në Nekovc të Drenasit ishte veteran i UÇK-së

Qamil Demiri është vrarë të shtunën në Nekovc të Drenasit.

AI ka qenë veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personi është vrarë nga djali i Shaban Sylës, i cili është i akuzuar në rastin “Bllaca 2”.

Për këtë vrasje ka shkruar edhe ish-zëvendësministri në Qeverinë Kurti, Enver Dugolli, i cili viktimën e ka bashkë-vendas.

“Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili”, ka shkruar ndër  tjerash Dugolli në Facebook. /Insajderi.com

Një lajm i rëndë sonte më tronditi. Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri,…

Gepostet von Enver Dugolli am Samstag, 22. August 2020