Përurohet leksikoni i parë enciklopedik në trojet shqipfolëse

Përurohet leksikoni i parë enciklopedik në trojet shqipfolëse

Për herë të parë në trojet tona shqiptare, të shtunën është bërë përurimi i “Leksionit Enciklopedik”, i akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve, Neë York-Prishtinë, njofton Insajderi.

Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Profesori Haki Bajrami, tha se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi, dhe sipas tij nuk ka ditë që shteti serb nuk boton pamflet kundër Kosovës.

Më pas në kuadrin e këtij përurimi, veprimtari politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, theksoi se leksikoni i botuar është vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet. Ai tha se lexuesi do të ketë mundësi të studiojë këtë libër për të pasur mundësinë e gjykimit.

Sipas tij, ata që mohojnë sakrificën 100 vjeçare të Kosovës e kanë të kot. Ndër tjera tha se Evropa duhet të zgjohet dhe të gjithë ata kriminelë serbë që lëvizin të lirë ne metropolet e botës, të dënohen.

Ndërsa autori dhe botuesi Flori Bruqi, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në Neë York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.

Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare: Flori Bruqi, Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Akademik Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi, Abdullah Troshupa, të cilët përbëjnë bordin e librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse./Insajderi.com