Përveç shfuqizimit të Speciales, deputetët kanë edhe një kërkesë tjetër

Përveç shfuqizimit të Speciales, deputetët kanë edhe një kërkesë tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani ka thënë se e kundërshton Gjykatën Speciale për arsye se nuk është një gjykatë e cila dënon krime.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Hasani është shprehur se kërkesa e tij dhe e 43 deputetëve të cilat kanë nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale kërkojmë të krijohet një e tillë në Kosovë.

“Kërkesa ime personale dhe e 43 të nënshkruarve, ka qenë, është dhe do të mbetet si kërkesë drejtuar Kuvendit për shqyrtimin e plotësim ndryshimin e ligjit, nga një Gjykatë Speciale që është tash me Dhoma të Specializuara, të krijohet një gjykatë në Kosovë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve të dyshuara për krime edhe të komuniteteve të tjera, sikurse krimet serbe në Kosovë”, ka thënë Haliti.

43 deputet të Kuvendit të Kosovës të premten e kaluar kanë kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.