Pervizaj fiton me KO, shikoni pamjet

Pervizaj fiton me KO, shikoni pamjet

Albon Pervizaj është duke vazhduar bilancin e tij impresiv në boksin profesionist, duke arritur fitoren e 12-të në po aq meçe, raporton Insporti.

Ky boksier me prejardhje nga Kosova, këtë fundjavë zhvilloi meçin e radhës në Danimarkë, ku shënoi fitore me ndërprerje në rundin e parë ndaj Alain Banongos, boksierit që përfaqëson Republikën Çeke.

Përvizaj lufton në kategorinë e rëndë, është 23 vjeçar,ka 191cm shtatlartësi dhe peshon 111 kg dhe meçi meçi me Banongon ka qenë i pari pas një kohe të gjatë që ai e zhvillon jashtë Gjermanisë, ku jeton dhe ushtron, transmeton Insporti, nga të dhënat statistikore zyrtare.

Albon Pervizaj fiton me KO në Danimarkë

Albon Pervizaj vs Alain Banongo

Posted by Insporti on Saturday, 19 January 2019

Përndryshe ky boksier nga 12 fitoret e deritashme në karrierë, 9 i ka me nokaut ose ndërprerje, kurse meçi në Danimarke ishte paraparë të zhvillohet në tetë runde.