Përzgjedhen dy kadetë të FSKS-së për studim në Akademinë e Forcave Ajrore, SHBA

Përzgjedhen dy kadetë të FSKS-së për studim në Akademinë e Forcave Ajrore, SHBA

Janë përzgjedhur dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës West Point, njofton Insajderi.

“Në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA për FSK-në, dhe pas një procesi të konkurrencës shumë të fortë nga qindra konkurrentë nga shumë shtete të ndryshme të Botës, kandidatët Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë përzgjedhur për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point”, thuhet në komunikatë.

Në komunikat thuhet tutje se SHBA, si partner kryesor i vendit vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për MMRK dhe FSK që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta.

“Studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për t’i shërbyer vendit tonë”. /Insajderi.com