Pesë arsyet pse janë duke i rinumëruar 530 vendvotime

Pesë arsyet pse janë duke i rinumëruar 530 vendvotime

Janë pesë arsye pse ka filluar rinumërimi i disa vendvotimeve në disa komuna të Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se në shumicën e vendvotimeve ka pas parregullsi dhe vërejtje të shumta, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ka filluar Rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të sotëm, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, janë 530 vendvotime të cilat i përkasin komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës. Arsyet e rinumërimit mund të kategorizohen në 5 grupe:

Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike.

Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta.

Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët.

Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është verejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik.

Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, ka treguar Elezi.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se brenda një jave do të përfundojë edhe rinumërimi i këtyre votave.

“Brenda një jave pritet që të përfundojnë këto rinumërime. Kohëzgjatja e rinumërit mund varet prej fletëvotimeve dhe qytetarëve që kanë votuar.Pas rinumëirit të këtyre vendvotimeve do të numërohen votat me kusht dhe votave me nevoja të veçanta”, ka treguar Elezi. /Insajderi.com