Pesë lojtarë te Inter me Covid-19

Pesë lojtarë te Inter me Covid-19

Para derbi lokal kundër Milan-it, te Inter vazhdon të rritet numri i lojtarëve të infektuar me koronavirus, njofton Insajderi.

Te skuadra e Antonio Contes, pasi në fillim dolën pozitiv me virus mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe sllovaku Milan Skrinar, listës së personave të infektuar iu shtuan edhe tre lojtarë tjerë.

Bëhet fjalë për dy mesfushorët “zikaltër”, belgun Radja Nainngolan dhe italianin Roberto Gagliardini, ndërsa personi i pestë i infektuar në klub, është portierin e dytë, rumunin 23 vjeçar, Ionut Radu.

Mungesa e këtyre lojtarëve, është kokëdhimbje e madhe për teknikun italian të Inter-it, Antonio Conte, ku pas një jave, në gjiron e ardhshme në Serie A, Inter luan ndeshjen derbi me rivalët e përbetuar  të qytetit, me Milan. /Insajderi.com