Pesë milionë për bizneset

Shpend Ahmeti: “Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”.

Pesë milionë për bizneset

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se fondi i bizneseve prej pesë milionë eurosh do të fillojë zbatimin nga sot, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ku tutje shkruan se çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit, e që ka pësuar humbje si pasojë e pandemisë, do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

Ai ka publikuar edhe vegëzën ku mund të aplikohet.

“Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet të i plotësoni të dhënat e kërkuara.

Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla”, shkruan Ahmeti.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, njofton tutje ai. /Insajderi.com