Pesë modele flokësh në klipin e ri – pamjet atraktive të Dafina Zeqirit

Pesë modele flokësh në klipin e ri – pamjet atraktive të Dafina Zeqirit

“La Reina” titullohet kënga më e re e lansuar nga këngëtarja Dafina Zeqiri, projekt ky i publikuar në fundjavë në kanalin zyrtar të saj në YouTube.

Kënga është punuar nga Zak Cosmos Prod, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Arijanit Palaj dhe Will Rodriguez. Ky projekt vjen për fansat edhe me klip, brenda të cilit ajo është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese me performancën e saj.

30-vjeçarja këtë herë vjen me pesë dukje dhe stile të ndryshme, për të cilat ka marrë reagime të shumta nga fansat.

Këto ndryshime të Dafinës i ka sjellë edhe grimeri i njohur, Arbër Bytyqi, i cili njëherësh është përkujdesur edhe për pamjen e këngëtares.

Megjithatë, këngëtarja gjatë kësaj kohe më së shumti u përfol për pamjen, kryesisht për eksperimentet e llojllojshme që ka bërë me flokët.

Ndërkohë që “La Reina” për vetëm një ditë ka arritur të kalojë mbi gjysmë milioni shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.