Pesë persona të lënduar në aksident trafiku në Trudë

Pesë persona të lënduar në aksident trafiku në Trudë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Podujevë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Trudë.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14 në fshatin Trudë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Pesë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informatave të para njëri prej tyre është lënduar më rëndë”, tha Fejzullahu.

Sipas Fejzullahu aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të tejkalimit në vijë të plotë nga njëri automjet.

Fejzullahu tha se persona e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësitet policore po merren me rastin.