Pesë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Pesë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar pesë persona pozitivë me COVID-19, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person,  shkruan Insajderi

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka bërë të ditur së rastet e reja me virusin kanë rezultuar nga 4 mijë e 64 testime që janë kryer.

Ndër këto raste, tre janë identifikuar në Shkodër, një në Tiranë dhe një në Vlorë.

Tutje në njoftim është thënë së aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID-19 në vend, ndërsa dy pacientë po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 941 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com