Klinika Infektive ka raportuar për pesë persona të infektuar me COVID-19 që po trajtohen në repartin e mjekimit intensiv.

Klinika Infektive ka njoftuar se numri i të infektuarëve me COVID-19 që po hospitalizohen po rritet.
79 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, prej tyre 65 janë raste të prekur me COVID-19.
Por, pesë raste janë në gjendje të rëndë dhe janë duke marrë trajtim në tepartin e mjekimit intensive, njofton Klinika Infektive. /Insajderi.com/
Komunikata e plotë:
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtrirë 79 pacientë.
Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.
Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.