Pesë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik

Pesë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik

Pesë persona janë lënduar në një aksident të trafikut që është shkaktuar të martën te vendi i quajtur “Fshati i Vjetër”, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai shtoi me rastin është marrë Drejtoria Rajonale e Ferizajt.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajt është marrë me aksidentin”./Insajderi.com