Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të enjten në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, njofton Insajderi.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 16:11 min, ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale ndërmjet dy automjeteve, pesë persona kanë pësuar lendime të lehta dhe janë dërguar në emergjencë”, ka njoftuar Osmanollaj.
Lidhur me rasin po merret policia e trafikut rajonal në Prizren./Insajderi.com