Edhe pesë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Edhe pesë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pesë persona të prekur nga koronavirusi, tashmë janë shëruar.

Sipas njoftimit të tyre në rrjetin social Facebook, deri më tani 84 persona janë shëruar.

“Sot më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje IKSHPK ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme 31 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.