Pesë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, të cilët tutje thonë se 148 të tjerë e kanë fituar këtë betejë me COVID-19, duke u shëruar plotësisht.

Përveç këtyre, edhe 152 raste të reja me këtë virus janë shënuar përgjatë kësaj periudhe kohore, nga gjithsej 785 testime të bëra në këtë vend.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 74, pasuar nga Durrësi me 21, Korça 13, Elbasani 12, Lezha tetë, etj.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Shqipërisë me koronavirus janë konfirmuar gjithsej tetë mijë e 427 persona, prej tyre katër mijë e 332 janë shëruar, tre mijë e 845 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 250 pacientë. /Insajderi.com