Pesë të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Pesë të vdekur dhe 159 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Pesë të vdekur dhe 159 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Nga 2018 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë me pesë viktimat e fundit, numri I të vdekurve nga kjo sëmundje ka shkuar në 590.

“Në Shkup janë regjistruar 45 raste të reja, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli- 3, Strumicë-4, Krivogashtani-6, Koçani-2, Probishtip-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik të këtij vendi.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 212 pacientë të shëruar, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 14 mijë e 163 persona.

Prej tyre, 10,933 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është dy mijë e 640. /Insajderi.com