Pesë të vdekur dhe 297 raste pozitive me COVID-19

Pesë të vdekur dhe 297 raste pozitive me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 297 raste të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 65 mijë e 65 raste dhe një mijë e 553 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56 mijë e 655 raste.
Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 857.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com