Pesë të vdekur dhe 437 raste të reja me COVID-19

Pesë të vdekur dhe 437 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 437 raste të reja kanë rezultuar pozitive.

Rastet e reja të shënuara me COVID-19 kanë dalë nga gjithsej dy mijë e 643 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 145.

Numri total i rasteve pozitive është 67 mijë e 906 raste dhe një mijë e 587 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com