Pesë të vdekur dhe 934 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Pesë të vdekur dhe 934 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka njoftuar të premten për 934 raste me Coronavirus dhe pesë të vdekur në 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend ka bërë të ditur se rastet pozitive kanë dalë nga 2.748 mostra të kryera.

Për dallim nga dy javët e fundit, numri i viktimave është më i ulët ndërsa i të infektuar ka arritur shifrën më të lartë që nga paraqitja e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tash, në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar 30.488 persona me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 982 pacientë.

20.448 janë shëruar, kurse raste aktive janë 9.058./Insajderi.com