Pesë të vdekur e 183 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Pesë të vdekur e 183 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar pesë viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 183 raste të reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Rastet e reja kanë dalë nga testimi i 1769 mostrave. Më së tepërmi raste janë regjistruar në Shkup, 51 sosh.

Në total në Maqedoni të Veriut si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 710 persona./Insajderi.com