Pesë të vdekur e 85 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë të vdekur e 85 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 85 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në konferencë për media, njofton Insajderi.

Testet pozitive kanë dalë nga 432 mostra të marra.

Gjithsej të vdekur si pasojë e COVID-19 janë 568, kurse të infektuar 14.204.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për situatë më të mirë pandemike, sipas tij, por se rreziku mbetet ende.

“Kemi rënie të numrit të rasteve ditëve të fundit. Por nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë rritje të përgjegjësisë dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës. Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ofrojë një udhëzues së ku duhet të bartën maskat e ku jo”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj./Insajderi.com