Pesë të vdekur nga COVID-19

Pesë të vdekur nga COVID-19

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 285 infeksione të reja e 319 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 65.350, ndërsa i të shëruarve 56.974.

Rastet aktive janë 6.818, përcjell Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj. /Insajderi.com