Pesë vdekje dhe 382 raste si pasojë e COVID-19

Pesë vdekje dhe 382 raste si pasojë e COVID-19

Pesë persona kanë ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e COVID-19 me çka numri i vdekjeve shkoi në 2.110, njofton Insajderi.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 382 infeksione të reja dhe 507 të shëruar.

Numri i përgjithshëm rasteve ka arritur 103.142, ndërsa i të shëruarve 89.648.

Rastet aktive janë 11.366, një pjesë e tyre të hospitalizuar.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste. /Insajderi.com