Pesë vdekje të reja pasojë e COVID-19

Pesë vdekje të reja pasojë e COVID-19

Pesë vdekje të reja janë regjistruar në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 258 raste e 260 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 59.931, ndërsa i të shëruarve 52.208.

Rastet aktive janë 6.231, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj. /Insajderi.com