Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 596 testime, ndërsa 367 raste kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.
Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 96 mijë e 518, prej të cilëve 87 mijë e 324 janë shëruar, ndërsa dy mijë e 971 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (12 shkurt) është gjashtë mijë e 223./Insajderi.com