Pesë vdekje tjera nga coronavirusi në Kosovë

Janë regjistruar edhe pesë vdekje tjera nga coronavirusi në Kosovë.

Pesë vdekje tjera nga coronavirusi në Kosovë

Gjatë ditës së fundit pesë persona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në raportin  e bilancit ditor ka treguar se pesë të infektuar me COVID-19 kanë humbur betejën me coronavirusin.

Sot janë raportuar 168 raste të reja me coronavirus, ndërsa 157 janë shëruar.

Komuna e Prishtinës mbetet vatra e virusit në Kosovë. /Insajderi.com/