Pesë viktima dhe 116 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 116 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 116 raste të reja me Coronavirus janë shënuar përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilër njoftuan se të gjitha viktimat janë nga Tirana, ndërsa rastet e reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 835 testime.

Përveç tyre edhe 150 persona kanë rezultuar si të shëruar plotësisht nga kjo sëmundje gjatë kësaj periudhe kohore, duke e çuar në pesë mijë e 732 numrin e të kuruarve që nga fillimi i epidemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com