
Pesë të vdekur dhe 123 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje kanë shtuar se edhe 150 persona të tjerë janë shëruar.
Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë edhe tre mijë e 779 pacientë.
Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët tetë pacientë janë të intubuar. /Insajderi.com