Pesë viktima dhe 284 raste të reja me COVID-19

Pesë viktima dhe 284 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar edhe 284 infeksione të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 61 mijë e 688 dhe një mijë e 519 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53 mijë e 455 raste.

Numri i rasteve aktive në vend është gjashtë mijë e 714.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com