Pesë viktima dhe 88 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Pesë viktima dhe 88 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Pesë persona kanë vdekur dhe 88 raste të reja pozitive me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Rastet e reja me virusin Corona kanë rezultuar nga gjjthsej një mijë e 618 teste të kryera.

Ndërkaq, edhe 135 të shëruar janë regjistruar përgjatë këtyre orëve në këtë vend fqinj të Kosovës.

“Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup-45, Prilep-7, Strumicë – 7, Tetovë-6, Strugë-3, Ohër-3, Koçanë-3, Kërçovë-2, etj”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi. /Insajderi.com