Peticion që Shefqet Krasniqi të rikthehet në Xhaminë e madhe të Prishtinës

Peticion që Shefqet Krasniqi të rikthehet në Xhaminë e madhe të Prishtinës

Një grup i qytetarëve kanë marr një iniciativë që Shefqet Krasniqi të rikthehet si ligjërues në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Ata janë duke shpërndarë një peticion për rikthimin e tij në Xhaminë e Madhe.

Përmes një shkrimi shumë besimtarë të fesë islame kanë shkruar se janë duke e pritur me entuziazëm rikthimin e Shefqet Krasniqit.

“Sot, bashkrisht me shumë besimtarë tjerë, me të cilët jemi konsultuar ditëve të fundit, e konsiderojmë si pritshmëni reale dhe fort të kënaqshme nji vendim të gëzueshëm, atë të rikthimit të Dr. Shefqet Krasniqit që ta ushtroj detyrën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Aty ku ai u ka munguar për plot katër vite besimtarëve që prisnin krejt entusiazëm takimin me të. Prej ligjëratave të Tefsirit të mërkurave, deri tek Hutbet e Xhumave të premteve”, thuhet në shkrimin e tyre.

Shefqet Krasniqi ishte shkarkuar nga detyra e imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë në janar të vitit 2015.

Para katër vjetëve, kishin nisur hetimet ndaj Shefqet Krasniqit për terrorizëm, nzitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi, mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur të pafajshëm.

Shefqet Krasniqi u arrestua në shtator të vitit 2014, gjatë një aksioni të gjerë ku u kapën edhe 11 imamë të tjerë.

Atë kohë ai ishte kryeimam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë dhe Fakultetin e Studimeve Islame.

Ai dhe shumë kolegë të tij u arrestuan nën dyshimin për nxitje të ekstremizmit fetar, përçarjes kombëtare dhe veprimtari të tjera që bien ndesh me sigurinë nacionale dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës për “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, ai akuzohej se nga viti 2013 e deri më 2014, në cilësinë e imamit të Xhamisë së Madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, kryesisht në mënyrë indirekte, mesazhe të cilat kanë shtyrë të tjerët të marrin rrugën për Siri dhe Irak dhe të ndërmarrin veprime terroriste në ato vende.

Gjithmonë sipas aktakuzës, nga ligjëratat e Krasniqit janë ndikuar shumë persona që të bëhen pjesë e organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”, e ku përmenden Venera Ademi, Ilir Mustafa e Blerim Heta. Sipas prokurorisë, Blerim Heta, më 25 mars 2014, kishte kryer një veprim terrorist vetëvrasës, rast në të cilin kishin mbetur të vrarë 52 persona në Irak.

Përvec këtyre akuzave Krasniqi ishte marr në pyetje edhe për fyerjet që ia kishte bërë ndaj Nënë Terezës. Mirëpo këtë e kishin mohuar.

“Midis xhehnemi, thellë midis xhehnemit e ka vendin ajo, sepse s’e ka besuar Allahun, s’e ka besuar pejgamberin, s’e ka besuar Kur’anin. Edhe nëse e ka besuar Allahun e ka besuar me të meta, jo të plotë… Tereza e ka pasur derën çel ku ka dashur të shkojë, pa para krejt dynjanë, të hajë çka të dojë, të pijë çka të dojë, burra cilin do ta ndërrojë, ka pasur të mira në këtë dynja plot ajo”, kishte thënë Krasniqi në deklaratën, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta.