Petkoviq dhe ambasadori hungarez diskutojnë për dialogun dhe situatën politike në Kosovë

Petkoviq dhe ambasadori hungarez diskutojnë për dialogun dhe situatën politike në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është takuar sot me ambasadorin hungarez në Serbi, Atila Pinter, transmeton Insajderi.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë.

Siç raporton media serbe ‘Tanjug’, në këtë takim midis palëve është diskutuar edhe për “përpjekjet e Beogradit për të arritur një kompromis në dialogun me Prishtinën”.

“Petkoviq tha se fitorja e Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve dhe pozicionin e serbëve në Kosovë”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Petkoviqit. /Insajderi.com