Petkoviq i ankohet ambasadorit francez për siç i quan ‘sulmet ndaj kishave dhe manastireve serbe’

Petkoviq i ankohet ambasadorit francez për siç i quan ‘sulmet ndaj kishave dhe manastireve serbe’

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ku diskutuan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e Serbisë për të arritur një zgjidhje kompromisi në dialog, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë të zyrës së Petkoviqit theksohet se ai e informoi ambasadorin francez për siç i quan “sulmet në rritje ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre dhe për përdhosjen dhe plaçkitjen pothuajse të përditshme të kishave serbe dhe manastireve”, raporton mediumi serb ‘Kosovo Online’.

Ai theksuar se vetëm “në dy muajt e fundit janë sulmuar 12 ndërtesa fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Petkoviq deklaroi  “se çdo sulm ndaj faltoreve serbe në Kosovë shoqërohej nga retorika agresive, antiserbe e liderëve politikë në Prishtinë”./Insajderi.com