Petkoviq: KFOR-i të vazhdojë ta ruajë Manastirin e Deçanit, përndryshe do të bëhej rrafsh me tokë

Petkoviq: KFOR-i të vazhdojë ta ruajë Manastirin e Deçanit, përndryshe do të bëhej rrafsh me tokë

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Beogradi do të insistojë që KFOR të qëndrojë në Kosovë dhe të vazhdojë ta ruajë Manastirin e Deçanit, transmeton Insajderi.

Sipas tij, ky manastir “do të rrafshohej me tokë nëse do të ruhej nga Policia e Kosovës”.

“Tani ata do të ndalonin sigurimin e Visoki Decanit nga KFOR, kështu që unë mendoj se policia e Kosovës duhet ta mbajë atë? Në momentin që KFOR largohet, dhe Zoti e ruajt që të largohet, dhe ne do të insistojmë në të gjitha mënyrat për të qëndruar, sepse ajo duhet të qëndrojë – kështu që Visoki Decani do të rrafshohej me token”, tha ai, raporton ‘Tanjug’.

Petkoviq theksoi se Manastiri i Deçanit është “një aset kulturor serb, por gjithashtu një margaritar i kulturës së trashëgimisë botërore”. /Insajderi.com